45-vjeçari në Bulqizë bëhet tapë, dhunon vëllain, vajzën dhe nënën

 45-vjeçari në Bulqizë bëhet tapë, dhunon vëllain,…

Një rast dhune është regjistruar në Bulqizë. Mësohet se një 45-vjeçar me inicialet A.D., banues në fshatin Radovesh, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Mësohet se 45-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje. Në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit