45-vjeçarja e humbur prej më shumë se një muaj, familjarët dyshojnë për vetëvrasje

45-vjeçarja e humbur prej më shumë se…

Një 45 vjeçarenga fshati Tërbaç i Vlorës ka humbur kontaktet me familjen prej më shumë se 40 ditësh. Veziko Bojko, është larguar nga shtëpia për të mbledhur dru dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët nuk përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes, pavarësisht se trupi i saj nuk është gjendur.

Për djalin e saj nuk përjashtohet mundësia që nëna të ketë vrarë veten. Sipas tij, në familjen me 4 anëtarë, nuk kanë pasur asnjëherë konflikte.

Banorët e zonës janè shprehur se 45-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit, epilepsia dhe goditjet në kokë teksa mund të jetë kjo një shkak përse zonja mund të ketë ndërmarrë aktin fatal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit