45-vjeçarja në Berat i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

45-vjeçarja në Berat i jep fund jetës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një 45-vjeçare ka konsumuar fotoksinë mesditën e 9 janarit. Pas kësaj ajo është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Shtetasja F. B., 45 vjeçe e ka marrë vendimin në kushte të rënda psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit