46-vjeçari në Tiranë dhunonte familjarët dhe i kanoste me sëpatë

46-vjeçari në Tiranë dhunonte familjarët dhe i…

Një 46-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë. Ai u arrestua në flagranë në shtëpinë e tij në rrugën “Mark Bajraktari”. Shtetasi me iniciale F.H., ka dhunuar vëllain dhe gruan e vëllait si dhe i ka kërcënuar me sëpatë.

“U arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë. Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit