46-vjeçari në Vaun e Dejës dhunon gruan dhe djalin e mitur

46-vjeçari në Vaun e Dejës dhunon gruan…

Është arrestuar nga Policia e Shkodrës një 46-vjeçar nga Vau Dejës. Shtetasi me iniciale A.SH është prangosur pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur. Policia po kryhen hetimet për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit