46-vjeçari në Vlorë kërcënon me armë gjahu gruan dhe dy vajzat

46-vjeçari në Vlorë kërcënon me armë gjahu…

Një konflikt në familje ka ndodhur në Vlorë. Një 46-vjeçar është pasi ka kanosur me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre. Ngjarja është regjistruar në banesën e tij në lagjen “15 Tetori”.

Pas ngjarjes, policia e ka arrestuar 46-vjeçarin në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë. Policia ka sekuestruar arma e gjahut çifte si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.

Kanosi për jetën, me armë gjahu (çifte), bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, kapet në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në tentativë për t’u larguar me motoçikletë, 46-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) dhe motoçikleta.

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë, shtetasi Sh. Xh., 46 vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit