47-vjeçari në Korçë humbi jetën në makinë teksa po bënte dashuri

47-vjeçari në Korçë humbi jetën në makinë…

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 10 në qytetin e Korçës, ku një 47-vjeçar nga fshati Sovjan i Maliqit u gjet pa shenja jete në një automjet.

Nga hetimet paraprake, mendohet se shtetasi me inicialet M. Ç., ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak të shkaktuar nga hipertensioni. Një vajzë 37-vjeçare me origjinë nga Librazhdi është vënë në pranga lidhur me këtë rast, e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucion’.

Kjo pasi 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me vajzën me inicialet V. Sh, tashmë e ndaluar nga policia.

Ishte bashkëshortja e viktimës që bëri denoncim në polici se kishte humbur kontaktet me 47-vjeçarin, i cili nuk po i përgjigjej në telefon. Pas kontrolleve nga policia dhe gjetjes së shtetasit M. Ç., hetuesit kanë kontrolluar telefonin ku kanë zbuluar dhe mesazhet me vajzën e ndaluar.

Kështu ndaj saj u ngrit akuza e prostitucionit! Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin më shumë detaje rreth këtij rasti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit