47-vjeçari në Shkodër gjendet i pajetë në shtëpi

47-vjeçari në Shkodër gjendet i pajetë në…

Është gjetur pa shenja jete një 47-vjeçari me inicialet A. M., rreth orës 12:00 në banesën e tij në lagjen “Perash” në Shkodër. Trupi i pajetë i 47-vjeçarit u gjet nga familjarët.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 12:00, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në banesën e tij në lagjen “Perash”, shtetasi A. M., 47 vjeç. Paraprakisht, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit