47-vjeçari në Vlorë aksidenton 19-vjeçaren ukrainase

47-vjeçari në Vlorë aksidenton 19-vjeçaren ukrainase

Një 47-vjeçar  duke drejtuar një mjet tip furgon ka aksidentuar një shtetase ukrainase 19-vjeçare. Bëhet me dije se e aksidentuara është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Sot, në rrugën “Sazani”, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital”, njoftohet nga policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit