48-vjeçari u qëllua nga vajza dhe bashkëshortja e tij, detaje nga krimi brenda familjes në Burrel

48-vjeçari u qëllua nga vajza dhe bashkëshortja…

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Familja Lezi ndodhej në kushte ekstremisht të vështira ekonomike, me një kryefamiljar përdorues alkooli, dhe me të zonjën e shtëpisë me probleme të depresionit, ç’ka duket se kanë shkaktuar këtë krim të rëndë. Fillimisht viktima ka pasur konflikt me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërkohë që teksa përballeshin me dhunën e vazhdueshme të 48-vjeçarit, nënë e bijë në bashkëpunim mes tyre kanë qëlluar me sëpatë dhe me dru mbi Lezin. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa e kësaj familje, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë, e cila kur ka shkuar në banesë është përballur me rezistencën e të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda.

Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jetonte në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit