49 kg kokainë brenda bananeve/ Babai i Arbër Çekajt letër Avokatit të Popullit: Monitoroni hetimet

49 kg kokainë brenda bananeve/ Babai i…

Avokati i Selim Çekajt, Maksim Haxhia pretendon para Avokatit të Popullit se procesi që po zhvillohet ndaj klientit të tij është jo i rregullt ligjërisht. Haxhia i ka kërkuar Avokatit të Popullit se duhet të dërgojë një përfaqësues për të ndjekur e monitoruar hetimin ndaj Selim Çekajt, i cili u arrestua pak javë më parë për 49 kg kokainë të kapur në një konteiner me banane në Ekuador. Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest në burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, i ati i Arbër Çekaj, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Selim Çekaj nuk ka pranuar në asnjë çast autorësinë në lidhje me sasinë e kokainës e cila u gjet brenda konteinerit me banane e cila vinte nga Ekuadori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit