49 kg kokainë nga Ekuadori/ SPAK kërkon pushimin e hetimit për babain e Arbër Çekajt

49 kg kokainë nga Ekuadori/ SPAK kërkon…

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e ndjekjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i arrestuar dhe hetuar për trafikun e 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit.

Selim Çekaj u arrestua në vitin 2021 pasi u kap me 49 kg kokainë. Më pas ai u lirua nga burgu në tetor po të atij viti, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë ende, por Prokurori i çështjes kërkon pushimin. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, nëse do pranojë t’i mbyllë këtu hetimet apo jo.

Kujtojmë se Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas  po brenda një kontejneri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit