49-vjeçari në Patos dhunon bashkëshorten

49-vjeçari në Patos dhunon bashkëshorten

Një rast dhune në familje ka ndodhur në Patos. Policia e Patosit ka shpallur në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje“, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit