49-vjeçari përplas për vdekje me makinë gruan e tij në Brazil, më pas i shkul zemrën

49-vjeçari përplas për vdekje me makinë gruan…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Mësohet se një 49-vjeçar ka vrarë gruan e tij duke e përplasur me makinë. Pas kësaj ngjarje mësohet se burri i ka shkulur zemrën gruas. Katër orë para vrasjes brutale, viktima 53-vjeçarja Milena Dandas Beretta Nistarda kishte denoncuar për përdhunim autorin, Marcelo Nistarda Antoniassi.

Pas tragjedisë policia arrestoi autorin në qytetin Tua në veriperëndim të Sao Paulos. Sipas informacioneve, autori ka pranuar menjëherë aktin e tij dhe ka kërkuar që të vritet. Kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të jepte përgjigje për krimin. Denoncimi është bërë në orën 21:30 të së hënës mbrëma, teksa vrasja është kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës.

53-vjeçarja i tha policisë se burri i saj e mbante të burgosur në shtëpinë e saj dhe e detyronte të bënte seks me të pavarësisht refuzimit të saj. Çifti ishte martuar 29 vite më parë dhe kishin një djalë ndërsa ku autori kishte një vajzë nga një lidhje tjetër. Abuzimi i 53-vjeçarit mësohet se është bërë më intensiv kur dy fëmijët janë larguar nga shtëpia disa muaj më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit