Presidenti i Federatës Turke konfirmon datën e finales së Champions League

Presidenti i Federatës Turke konfirmon datën e…

Pothuajse tre muaj pas ndërprerjes, për shkak të pandemisë së Covid-19, Superliga turke do të rinisë.

Ditën e sotme kreu i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir njoftoi se kampionati turk do të rifillojë më datën 12 qershor.
“Ne morëm vendimin për të rinisur ligat profesionale […] më 12, 13 dhe 14 qershor,” tha ai.

Ozdemir gjithashtu njoftoi se të gjithë ligat europiane do të duhet të mbyllen brenda muajit korrik, sipas afateve që ka lënë UEFA, ndërsa në fillim të muajit gusht do të nisë zhvillim i ndeshjeve europiane, pra Champions dhe Europa League.

Gjithashtu kreu i Federatës turke konfirmoi se UEFA ka planifikuar që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet pikërisht më datën 29 gusht, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, duke qenë se pikërisht kryeqendra ekonomike turke ishte zgjedhur për të pritur finalen e madhe të këtij sezoni.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit