Nga Tirana në Durrës, Herri dhe Hoxha kapen me drogë me vlerë 500 mijë euro

Nga Tirana në Durrës, Herri dhe Hoxha…

Mirland Herri dhe Luftim Hoxha janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës, në kuadër të një hetimi me metoda speciale për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Gjatë operacionit të koduar “Drejtimi”, policia ka ndërhyrë duke sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë.

Sipas përllogaritjeve paraprake të autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg dhe do të ndahej në doza, vlera e saj do të kapte mbi 500 mijë euro. Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës gjatë operacioneve të zhvilluara kundër aktivitetit të narkotikëve.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, ndërsa grupi hetimor po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rolin e personave të ndaluar dhe mënyrën e organizimit të aktivitetit të dyshuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit