5 mijë bluza të bardha të larguara në 10 vite, Shqipëria rrezikon seriozisht nevojën për mjekë

5 mijë bluza të bardha të larguara…

Gjermania po bën çdo përpjekje për të lehtësuar emigrimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. Një ligj i ri i miratuar në Bundestagun gjerman, mjekët kanë të drejtë pa një kontratë paraprake të kërkojnë punë në shtetin e tyre. Madje për ata të cilët kanë një qendrueshmëri prej 5 vitesh kontribut mjekësor, mund të marrin menjëherë diplomën gjermane, pa dhënë asnjë provim.

Këto praktika po joshin gjithmonë e më tepër specializantët e degës së mjekësisë dhe nën degëve të saj për të parë drejt Gjermanisë në të ardhmen. Në këto kushte, mjekët apo infermierët e rinjë me pagë 500, 600 apo 700 mijë lekë të vjetra, të mos e mendojnë dy herë një mundësi drejt Gjermanisë. Në dekadën e fundit, rreth 5 mijë bluza të bardha e kanë braktisur punën në Shqipëri duke kërkuar kushte më të mira pune në Europë.

Patjetër që vendet europiane bëjnë presionin e tyre për të rekrutuar forcat e tyre punëtore të kualifikuara shqiptare. Kështu që aq më tepër duhet të rriten përpjekjet dhe angazhimet qeveritare që ti bindin me forca jo vetëm monetare, pra me rritje rroge, por sidomos me edukimin në vazhdim gjë që është një ndër plagët kryesore të mjekësisë shqiptare. Akoma ekzistojnë specializimet me kuota të lira ose nuk ekziston e drejta legjitime për të bërë doktoratura. Këto janë ato që I bindin brezat e rinj që të kërkojnë eksperiencë dhe karrierë të sigurt profesionale në vendet evropiane” – tha Aurora Dollenberg presidente e Federata e mjekëve shqiptar në Europë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit