Mjaftojnë vetëm pesë minuta reshje shiu që perla e turizmit shqiptar, Saranda, të kthehet në një panoramë kaosi e përmbytjesh. Në vend të një qyteti me standarde evropiane, rrugët kryesore shndërrohen në lumenj, ndërsa pusetat e bllokuara e të mbingarkuara nxjerrin ujërat e ndotura në mes të asfaltit, duke improvizuar “shatërvanë” turpi në çdo lagje.
Kjo pamje e përsëritur sa herë që retë mblidhen mbi qytet nuk është një fatkeqësi natyrore, por dëshmi e qartë e dështimit të menaxhimit nga ana e kryebashkiakut dhe ekipit të tij. Ndërsa bashkia mburret me projekte e promovime në rrjete sociale, realiteti në terren tregon punë shkel e shko dhe mungesë të plotë investimesh serioze në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut.
Çdo herë që moti prish humorin e natyrës, pësojnë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e mjeteve që përballen me bllokime e dëme materiale. Kjo ngre vetvetiu pyetjen se ku po shkojnë taksat e sarandiotëve, të cilët paguajnë rregullisht për shërbime që nuk i marrin kurrë me cilësi. Saranda ka nevojë për zgjidhje afatgjata dhe përgjegjësi direkte nga kryetari i bashkisë, e jo për justifikime apo fajësim të motit, sepse një qytet turistik nuk mund të mbytet brenda pesë minutave shi.
<div style=”max-width: 56vh;”><div style=”left: 0; width: 100%; height: 0; position: relative; padding-bottom: 177.7778%;”><iframe src=”https://www.youtube.com/embed/L01Q7mvP7Sk?rel=0″ style=”top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; position: absolute; border: 0;” allowfullscreen scrolling=”no” allow=”accelerometer *; clipboard-write *; encrypted-media *; gyroscope *; picture-in-picture *; web-share *;” referrerpolicy=”strict-origin”></iframe></div></div>