5 mjekë në Elbasan pozitivë me COVID

5 mjekë në Elbasan pozitivë me COVID

Situatë problematike te materniteti i Elbasanit, ku vijon të rritet numri i bluzave të bardha të prekura nga koronavirusi.

Sapo kanë ardhur përgjigjet e testit të Covid-19 ndaj 14 personave personel shëndetësor të gjinekologjikut.

Si rezultat 4 infermierë dhe mjeku i fëmijëve që asiston në lindje ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa 9 personat e tjerë fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Para dy ditësh pozitive rezultoi edhe bashkëshortja e mjekut pediatër, e cila gjithashtu punon si kryeinfermiere te gjinekologjiku.

Kujtojmë se pas shfaqjes së rasteve te para pozitive ne maternitetin e Elbasanit u mbyllen disa shërbime ne këtë pavijon, duke qëndruar hapur vetëm urgjenca gjinekologjike.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit