5 muaj pas aksidentit “ANSIG” nuk dëmshpërblen qytetarin

5 muaj pas aksidentit “ANSIG” nuk dëmshpërblen…

Historia e zvarritjes së qytetarëve nga ana e kompanisë “Ansig” të deputetit socialist Anastas Angjeli, duket se nuk ka një fund. Pas shumë denoncimesh në redaksinë tonë se kjo kompani nuk dëmshpërblen qytetarët, vjen rasti i radhës.

Një tjetër “pre” e mashtrimeve të komapnisë në fjalë na është drejtuar për t’i dhënë zë problemit që ka.

Qytetari shkruan se pasi ka rënë dakord me shumë që do t’i dëmshpërblente kompania, që në muajin qershor, ende sot nuk i ka kaluar asnjë qindarkë në llogari.

Pavarësisht se kanë kaluar pesë muaj, kompania nuk ka kryer asnjë kalim të shumës, e cila, siç thotë denoncuesi, as nuk është llogaritur në vlerën reale që duhet të kishte.

Ai tregon se të gjitha shpenzimet, të cilat e tejkalojnë shumën e dëmshpërblimit i ka kryer vetë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ

Dua te bej nje denoncim per kompanine e sigurime Ansig …Kam qe me dat 25 qeshor qe e kam pranuar shume e aksidentit dhe akoma nuk me kane kaluar leket ne llogari …E kam rregualluar me shpezimet e mia dhe me shume se vlera e caktuar ..Mire qe nuk e vlersojne tamam demin po dhe ato leke qe vlersojne nuk i kalojne ne llogari kane 5 muaj …Ansig kompani mashtruese ju lutem publikojeni se ka shume persona qe e kane kete problem me kete kompani sigurimesh ..

Faleminderit JOQ

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit