5 raste të reja me koronavirus në Mat, kontakte të punonjësit të bashkisë

5 raste të reja me koronavirus në…

Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus në Mat. Ata janë kontakte të punonjësit të bashkisë së Matit i cili rezultoi pozitiv një ditë më parë.

Rasti i djeshëm riktheu Matin në hartën e zonave të prekura.

Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

Epidemiologët u kanë marrë tampon familjarëve, ndërsa pritet që analizës ti nënshtrohen edhe kolegët në bashki.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit