5 viktima dhe 139 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, por sa shumë qytetarë të shëruar nga COVID

5 viktima dhe 139 raste të reja…

Shifra të larta vazhdojnë të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 1377 testime, ku 139 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, janë shënuar edhe 5 viktima.

Lajm i mirë është se plot 534 pacientë janë shëruar  gjatë këtyre orëve.

Shumica e të shëruarve janë nga Shkupi 353 persona, 61 të shëruar janë nga Kumanova, 27 nga Shtipi, 17 nga Tetova, 14 nga Gostivari.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit