5 viktima nga përmbytjet në Gjermani, uji arrin nivelin 10 metër

5 viktima nga përmbytjet në Gjermani, uji…

5 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e përmbytjeve katastrofale që kanë përfshirë jugun e vendin, pas reshjeve të dendura të shiut që vazhdojnë të bien prej disa ditësh.

Reshjet e shiut bënë që lumenjtë në Bavari dhe Baden-Württemberg të dalin nga shtrati, duke sjellë përmbytje të mëdha në disa qytete. Në qytetin historik Passaul, niveli i ujit ka arritur afro 10 metër më i larti prej më shumë se një dekade.

Nivelet e lumenjve në Danub janë rritur gjithashtu në Austri dhe Hungari. Danubi doli nga shtrati në qytetin e tretë më të madh të Austrisë, Linz, duke lënë të zhytura në ujë zonat afër brigjeve të lumit. Në disa zona të Gjermanisë jugore, ekspertët folën për nivele të reshjeve që ndodhin një herë në shekull.

Një burrë dhe një grua u gjetën të pajetë në bodrumin e tyre në Baden-Württemberg të hënën, ndërsa një zjarrfikës vetëm 22-vjeçar është zhdukur në Bavari.Kryeministri i vendit Markus Söder e ka përshkruar situatën si serioze dhe mjaft kritike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit