5 vjeçari vrau vëllain 12 vjeç me armë zjarri

5 vjeçari vrau vëllain 12 vjeç me…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në periferi të Atlantas ku një djalë 5 vjeçar vrau vëllain e tij 12 vjeçar me armë zjarri për të cilën mendoi se ishte një lodër.

Policia e gjeti 12-vjeçarin që ishte qëlluar me armë në gjoks. Viktima, vëllai e motra e tij, të moshës pesë dhe shtatë vjeç, ishin në pyll kur 5-vjeçari gjeti armën. Hetuesit deklaruan se ai mendonte se arma ishte një lodër kur e qëlloi vëllain e tij. Oficerët kontrolluan zonën afër ku u gjet arma.

Në deklaratën e tyre, policia e Griffin tha që të shtënat ishin një “aksident tragjik” dhe zyrtarët tani do të hetojnë se kush e hodhi armën në pyll.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit