5-vjeçarja përplaset nga motori elektrik dhe tërhiqet 15 metra zvarrë nëpër rrugë, i duhen 24 qepje për të mbyllur plagën

5-vjeçarja përplaset nga motori elektrik dhe tërhiqet…

Një vajzë pesë vjeçe u plagos rëndë dhe ka të ngjarë të ngelet me një shenjë fatkeqe në kokë për gjithë jetën pasi u përplas nga një motor karkalec elektrike.

Emily Hill kishte nevojë për 24 qepje në kokës pasi u tërhoq 15 metra nëpër rrugë nga motori “pothuajse i heshtur”.

Drejtuesi 22-vjeçar, i cili po hetohet nga policia, dyshohet se doli me hspejtësi nga një rrugë këmbësorësh dhe u përplas me Emilyn, e cila u mor zvarrë nga një rrugë e qetë.

Mjekët kanë paralajmëruar prindërit e saj se ajo mund të ketë nevojë për kirurgji kozmetike – përfshirë një operacion për të mbjellë gjëndrat e flokëve në anën e kokës së saj.

Nëna e Emily, Leigh, 23 vjeçe, tha se pak njerëz e kuptojnë që automjetet ‘e rrezikshme’, të cilat mund të arrijnë shpejtësi prej 47 milje në orë, mund të drejtohen nga adoleshentë me vetëm një patent për motora të vegjël.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit