50 gram eksploziv në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, shoqërohen 6 persona

50 gram eksploziv në makinën e kreut…

Sipas ekspertizës afro 50 gramë lëndë eksplozive mendohet se është vendosur në automjetin e kryetarit të PD në Vaun e Dejës Bernard Ndreca.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës pas kësaj ngjarje të rëndë ka shoqëruar gjashtë persona në komisariat por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor i dyshuar.

Po ashtu grupi i ekspertizës është duke hetuar edhe gjurmët e dy autorëve të cilët shfaqen në kamerat e sigurisë duke vendosur tritolin poshtë makinës së Ndrecës.

Burime pranë policisë shprehen se kjo mbetet e vështirë për shkak të shpërthimit me tritol dhe faktit që gjurmët mund të jenë zhdukur.

Një tjetër dyshim është se shpërthimi mund të jetë bërë i telekomanduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit