
SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuarit e vrasjes së babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit, në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit. Sipas pretencës së SPAK kërkohet që Ardian Çapja të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Florenc Çapja, të dënohet me 25 vite burg.
Ky i fundit dyshohet se ka ofruar ndaj Ervis Bardhit në shumë prej 50 mijë euro për një vrasje të dyfishtë. Florenci dyshohet se u ‘urdhërua’ nga Ardian çapja për të gjetur ekzekutoret e Gentian dhe Nezir Beqirin. Babë e bir u vranë në banesën e tyre në Krrbë nga Ervis Bardhit, ky i fundit është shpallur si bashkëpunëtor i drejtësisë.
Florenc Çapja është arrestuar disa herë, por është lënë i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, Ai së fundmi u arratisë drejt Dubait, aty ku qendroi në liri deri në maj të vitit 2021. Çapja u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Një tjetër dëshmitar që rëndon situatën e Florenc Çapajt është edhe Nuredin Dumani. I penduari i SPAK ka thënë se Florenci i ka ofruar 200 mijë euro për të eleminuar Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit.