50 Milionë Lekë nga taksat tona + 1.5 MILIONË € nga biletat/ Si i ndan Veliaj pazaret me Noizyn

50 Milionë Lekë nga taksat tona +…

Shpesh herë këngëtarë dhe artistë të ndryshëm bëhen pjesë e fushatave elektorale për të mbështetur kandidatët. Sigurisht që edhe ata marrin përfitimet e tyre, por se sa nuk dihet. Ndërkohë informacionet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë se këngëtari Noizy u rreshtua krah Veliajt për 50 milionë lekë.

Konkretisht në listpagësën e bashkisë rezulton se, kompania e quajtur ‘Iliriyan Bloodline’ në pronësi të Rigels Rajku (Noizy) ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj në datë 19 tetor 2022. Këtë shumë ai e ka përfituar në kuadër të e projektit art-kultur të bashkisë për koncertin ‘Alpha ShoW’ që zhvilloi në Tiranë.

50 milionë lekë i janë dhënë nga Bashkia, por duhet të kujtojmë se ky aktivitet ka qenë privat dhe njerëzit kanë paguar biletat me çmime stratosferike.

Sakaq vlen të kujtojmë se në atë koncert janë shitur 18 mijë bileta, ku më e lira shitej 25 euro, pastaj të tjerat shiteshin në 85 euro deri në 180 euro më e shtrenjta.  Kështu vlera minimale që ka fituar në këtë koncert Noizy arrin në shifrat 450,000 €, mesatarisht 1.5 milionë euro. Sigurisht nga marrëveshja që ka me bashkinë një përqindje të fitime e merë Erion Veliaj, por nuk dihet saktësisht sa është kjo përqindje.

Kjo ka bërë që këngëtari të dalë sot e të bëjë fushatë për Veliajn. Duke i uruar fitoren Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet europian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit