50-vjeçari i përplas makinën qytetares, e merr për t'a rregulluar dhe nuk i'a kthen më

50-vjeçari i përplas makinën qytetares, e merr…

Një 50-vjeçar me inicialet O. K., është shpallur në kërkim nga Policia e Patosit.

Shtetasi në fjalë dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një qytetareje. Më pas në bisedim e sipër ai ka marrë përsipër riparimin e dëmit, duke marrë automjetin me pretekstin se do ta dërgonte në servis. Por pas kësaj ai nuk është kthyer më, duke u arratisur bashkë me makinën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit