50-vjeçari në Tiranë dhunon bashkëshorten dhe vajzën

50-vjeçari në Tiranë dhunon bashkëshorten dhe vajzën

Dhuna në familje është shtuar ndjeshëm në shoqërinë tonë. Një tjetër rast i tillë ka ndodhur sëfundmi në Tiranë. Është arrestuar në kryeqytet një 50-vjeçar me inicialet J.Sh., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit