50-vjeçari që vrau kunatin në Greqi: Doja ta frikësoja dhe të rrëfente çfarë kishte bërë

50-vjeçari që vrau kunatin në Greqi: Doja…

50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar në Greqi, pas dyshimeve se ky i fundit i kishte përdhunuar për 9 vite rresht të bijën 18-vjeçe ka dëshmuar përsëri. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndërmend të qëllonte askënd.

“E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Se ishte trefishi im, nuk kishte fare frike nga unë, nuk me llogariti, m’u afrua dhe tani me frikë se mos me çarmatoste dhe me godiste, me vriste, në atë moment qëllova instinktivisht pa duke menduar për çdo gjë”, thotë 50-vjeçari.

Ditën e sotme autori i ngjarjes do të dalë para trupës gjykuese. Avokati tjetër i shqiptarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit