
Një 50-vjeçare shqiptare është vënë në prangat e policisë në Greqi. Mësohet se ajo ka tentuar të djegë bashkëshortin e saj, duke i hedhur benzinë. Por, kur shkoi para autoriteteve greke ajo gënjeu dhe tha se bashkëshorti i saj kishte tentuar që të vriste veten.
Protothema.gr raporton se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj, gruaja i ka hedhur benzinë burrit dhe ka tentuar ta djeg të gjallë.
Burri menjëherë dha alarmin, ndërsa fqinjët njoftuan policinë dhe 50-vjeçarja u arrestua. Ndërkohë, gruaja ka mohuar të ketë gisht në ngjarje, ajo tha se burri donte të vetëdigjej dhe i vuri flakën vetes.