50 vjedhje në 60 ditë | Lezhianët humbasin besimin tek policia, armatosen dhe bëjnë roje natën

50 vjedhje në 60 ditë | Lezhianët…

Ka dy muaj që banorët e fshatrave të Shënkollit në Lezhë, po vuajnë çdo ditë duke qëndruar zgjuar natën pasi në këtë periudhë kanë rënë shpesh herë pre e grabitjes nga hajdutët. 

Mes frikës dhe mungesës së besimit tek forca e policisë, banorët e Shënkollit në Lezhë, kanë nisur të armatosen, ndërsa rrëfejnë se për dy muaj, hajdutët kanë bërë kërdinë duke plaçkitur 50 banesa.

Sipas banorëve, grabitja e fundit, ku ;maskat; kanë vjedhur ka qenë para disa ditësh në shtëpinë e dy grave. Në një prononcim për Report tv, qytetari Nikoll Pashuku, tregon se grabitjet e kanë shtyrë të rrijë me armë në krah.

Pashuku:

Kemi mbetur tashmë të presim radhën se kur do të vijnë të na vjedhin. Me leje e kam armën, dhe duhet ta mbajmë te koka e krevatit. Policia ka marrë fund. Se ka polici pushteti dhe jo shteti. Është bërë denoncimi dhe policia ka ardhur. Kanë bërë ekspertizën dhe nuk u morën më me këtë punë.

Ndërkohë banorët shprehen se kanë denoncuar të gjitha rastet e grabitjes, por policia nuk ka mundur të gjeje hajdutet, ndonëse kjo ngjarje po përsëritet çdo ditë, për rreth dy muaj.

Banori i zonës:

E din policia sepse 20% e policive janë të nderuar kurse 80% e tyre janë mjerë Shqipëria. Kam dalë në Greqi nuk shikon polica kurse këtu shikon policë në bllok në dorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit