5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve me 2100 vende| Për të mos dalë bllof 'hakerat' e Lulit futen në aksion, ndryshojnë “Wikipedia-n”

5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve me…

Marrëdhënia e Lulzim Bashës me numrat është tejet ‘e krisur’, teksa edhe pas Kuvendit të thirrur nga ai, Basha doli sërish bllof me numrin e saktë të delegatëve, duke marrë parasysh sa kapacitet ka Pallati I Kongreseve, ambienti ku u mbajt Kuvendi i 18 Dhjetorit të Bashës. Ka qenë kryetari i komisionit që ndjek punimet e Kuvendit, i cili për mediat, deklaroi se brenda sallës së Pallatit të Kongreseve ishin 5004 delegatë, nga 7646 që ka gjithsej PD.

Gjana:

Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7646 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë.

Por pas kësaj pyetje ngrihen shumë pyetje. Si mund të futen 5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve, në një ambient ku kapaciteti është 2100 vende? Por Basha ka vepruar menjëherë duke futur në punë hakerat, Këta të fundit kanë hyrë në faqen e Wikipedia-s për të ndryshuar kapacitetin. Ata kanë vënë numrin 5400 si kapacitet maksimal, por duket që ndryshimi është bërë vetëm para një 1 ore.

 

 

.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit