Një lajm i dhimbshëm ka tronditur fshatin Kozhicë të Skenderajt. I riu Oltion Haliti ka ndërruar jetë pas 52 ditësh në kujdes intensiv, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në një aksident me motoçikletë.
Për më shumë se shtatë javë, i riu qëndroi nën kujdesin e mjekëve, ndërsa familjarët dhe të afërmit shpresonin në shërimin e tij. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve, Oltioni nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar familjarët përmes një njoftimi prekës. Ata kanë bërë të ditur se detajet për ceremoninë mortore dhe kohën e varrimit do të publikohen më vonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Haliti! ️