52 % e qytetarëve kanë qenë nën trysni nga zyrtarët publikë për të dhënë ryshfet

52 % e qytetarëve kanë qenë nën…

Korrupsioni dhe fenomeni i ryshfetit janë sfida në Shqipëri. Korrupsioni mund të prekë sektorë të ndryshëm të shoqërisë, duke përfshirë administratën publike, drejtësinë, biznesin, dhe sektorin e shëndetësisë. Në Shqipëri, ka pasur përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën, por raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit në Shqipëri, tregon se rreth 52 % e qytetarëve pohojnë që se kanë qenë nën trysni nga zyrtarët publikë për të dhënë ryshfet në këmbim të zgjidhjes së një problemi si dhe për marrjen e shërbimeve publike.

Ka ende sfida të mëdha dhe ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme për të forcuar institucionet dhe për të ndërmarrë masa për të zvogëluar rreziqet e korrupsionit. Nga 57% në vitin 2021 trysnia e drejtpërdrejtë i nëpunësve ndaj qytetarëve për të marrë ryshfet në këmbim të shërbimeve publike ka rënë në 52 % këtë vit. Sipas autorëve të studimit, ndikimin mbi perceptimin publik të korrupsioni, po e sjellin reforma në drejtësi, hapja e negociatave me BE-në, rritja e numrit të denoncimeve në SPAK. Numri i qytetarëve që nuk e pranojnë korrupsionin si dukuri, është rritur këtë vit me 5% nga 60% që ishte në vitin 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit