53% e shqiptarëve nuk përballojnë dot një javë pushime

53% e shqiptarëve nuk përballojnë dot një…

Mbi gjysma e qytetarëve në Shqipëri e kanë të pamundur financiarisht të shkëputen për vetëm një javë pushime jashtë shtëpisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, vendi ynë renditet i treti në Evropë për nga shkalla e lartë e pamundësisë ekonomike për pushime, duke lënë pas vetëm Rumaninë dhe Malin e Zi.

Shqipëria regjistron plot 53% të popullsisë të paaftë për të përballuar një javë pushime vjetore.

Para njihen vetëm Rumania, e cila kryeson listën me 61%, dhe Mali i Zi me 58%. Menjëherë pas Shqipërisë renditet Turqia me 51%, ndërsa fqinjët e tjerë si Maqedonia e Veriut dhe Greqia regjistrojnë përkatësisht 48% dhe 47%.

Nga ana tjetër, vendet e pasura të BE-së vijojnë të kenë tregues dukshëm më të ulët të krizës së pushimeve, ndërkohë që në Shqipëri presioni i kostove të jetesës dhe inflacioni e lënë shumicën e qytetarëve të izoluar gjatë muajve të verës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit