53-vjeçari në Shkodër dhunon bashkëshorten dhe vajzën

53-vjeçari në Shkodër dhunon bashkëshorten dhe vajzën

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një 53-vjeçar në Shkodë, pasi është akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit