53-vjeçari shqiptar bie nga lartësia në Itali në ditën e parë të punës, pista ku po hetohet

53-vjeçari shqiptar bie nga lartësia në Itali…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali këtë të hënë, ku një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një zonë të Milanos në Italia. Sipas mediave italiane, shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash. Ngjarja ndodhi në një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie, pak pas orës 7 të mëngjesit në ditën e parë të punës.

Fillimisht dyshohet se ka qenë një aksident në punë pasi besohet se ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar. Por tragjedia ka ndodhur jashtë orarit të punës dhe kjo gjë ka shkaktuar dyshime se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vetëvrarë. 53-vjeçari ishte i divorcuar e mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare.

Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët po hetojnë çështjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit