54-vjeçarja që humbi jetën në Korçë së bashku me mamanë punonte si edukatore

54-vjeçarja që humbi jetën në Korçë së…

Gruaja në foto është 54-vjeçarja që humbi jetën disa ditë më parë në Korçë së bashku me mamanë e saj.

Ornela Vangjeli u gjet e vdekur në banesën e saj bashkë më mamanë, 75-vjeçare Eleni Vangjeli. 

E ndjera punonte si edukatore në një shkollë në Korçë, teksa dyshohet se ka vdekur nga arresti kardiak.

Nëna e saj e moshuar ishte e paralizuar dhe dyshohet se i ka rënë infarkt.

Me Ornelën kam komunikuar të shtunë, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.

Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.

U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në telefon edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë.

Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta”, tha fqinja e viktimave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit