545 milionë Lekë për korsitë e biçikletave/ Dyshime se Veliaj fiksoi tenderin

545 milionë Lekë për korsitë e biçikletave/…

Korsitë e biçikletave janë konsideruar domosdoshmëri prej vitesh, por forma e vendosjes së tyre ka sjellë jo pak herë pakënaqësi dhe protesta në Tiranë, për shkak të kufizimit të lëvizjeve me automjet.

Por, probleme janë hasur dhe dhe tenderat e zhvilluara për to, të cilat janë shënuar me flamur të kuq.

Një rast i tillë është kontrata e firmosur në datën 03 gusht të vitit 2018 për sinjalistikën e korsive të biçikletave, duke krijuar dyshime për një marrëveshje mes Veliajt dhe fituesve. Marrëveshjen me vlerë 545 milionë lekë e ka fituar “RSM Company” shpk dhe “ALS Engineering Construction” shpk.

Në garë kanë marrë pjesë 2 operatorë ekonomikë, ku njëri prej tyre është shkualifikuar me argumentin se nuk justifikonte kapacitetin teknik. Ndaj, automatikisht ka fituar bashkimi i operatorëve  “RSM Company” shpk dhe “ALS Engineering Construction” shpk.

Në fakt, sipas të dhënave në QKB rezulton SE aksionerët e të dy kompanive kenë lidhje familjare, babë e bir.

RSM Company përfaqësohet nga Agim Kola, ndërkohë që djali i tij Stiven Kola zotëron 80% të aksioneve tek “ALS Engineering Construction” shpk. Të dhëna këto të pasqyruara në QKB.

ALS është krijuar në shkurt të vitit 2017 ndërsa sipas të dhënave të QKB, Stiven Kola është larguar nga roli i administratorit të sipërmarrjes në mars dhe është rikthyer në këtë detyrë 1 javë para se të shpallej fitues i tenderit në kryeqytet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit