Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë (28.02.2024) rreth orës 13:30 në Pukë, ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Shtetasi me inicialet L. N., dyshohet se i ka dhënë fundi jetës me një armë zjarri pistoletë. Këto janë informacionet e para, teksa hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit.
“Pukë/Informacion paraprak. Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes”, bën të ditur Policia.