55-vjeçari në Dibër tenton të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij

55-vjeçari në Dibër tenton të vrasë me…

Një ngjarje e rëndë me një të plagosur ka ndodhur në Dibër. Mësohet se një 55-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij.

55-vjeçari me iniciale I.C. ka goditur në pjesën e fytyrës 54-vjeçarin me iniciale A.K., duke i shkaktuar plagë të rënda.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës (gërshërë hekuri), bashkëfshatarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari,  për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit