U nxorr në pritë nga dikush i njohur, Behar Sofia i shpëtoi koronavirusit por jo atentatit mafioz

U nxorr në pritë nga dikush i…

Viktima e atentatit mafioz që ndodhi ditën e sotme pranë Rrugës së Elbasanit, Behar Sofia mësohet se ka qenë për dy javë i izoluar për shkak se ishte infektuar me Covid-19.

Dyshimet janë të forta që 66 vjeccari është nxjerrë në pritë nga dikush i njohur i tij, duke qenë se ai sapo kishte kaluar Covid-19 dhe nuk dilte nga shpia.

Mëngjesin e sotëm Behar Sofia, nga Berati, u qëllua me dy plumba nga një autor i cili përdori një armë me silenciator.

Ngjarja ndodhi pak metra larg pallatit ETC, ku viktima kishte shtëpinë dhe ku ai piu kafen e mëngjesit pak para se të diltë në rrugën ku u qëllua për vdekje.

Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit banues i regjistruar në Rrugën e Qelqit Kombinat por që jetonte prej disa vitesh në pallatin e ETC në Tiranë, është emër i njohur në kryeqytet si biznesmen por edhe si person me precedent penal. Ai ka disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.

SPAK do të njoftonte përpara disa kohësh se përfshirjen e Sofisë në aktivitetin kriminale të drogës në Turqi që sipas tij, më datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ″ESAS″, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe mes të arrestuarve në flgrancë rezulton edhe shtetasi Fatmir Sofia (Behar Sofia).

Në orën 9 të mëngjesit të Enjteje, në Bulevardin “Bajra Curri”, Sofia u konstatua i shtrirë dhe i gjakosur në trotuar. Fillimisht u dyshua për aksident, por më pas u konstatua se ndaj tij ishte qëlluar me armë. Një patrullë policia është ndodhur pranë vendit të ngjarjes ku menjëherë pas sinjalizimit është afruar duke lajmëruar edhe urgjencën.

Sofia ka pasur shenja jete kur është nisur për në Spitalin e Traumës por ka ndërruar jetë ende pa u marrë në duart e bluzave të bardha. Dyshohet se autorët janë larguar përmes rrugës së “Elbasanit” dhe deri më tani ndryshe nga sa raportohet në ngjarje të tilla kriminale, nuk ka informacione për djegie të ndonjë automjeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit