57 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, a do mbyllet sërish Shqipëria?

57 raste me koronavirus në 24 orët…

Sot është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket shifrave ditore me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona, bëjnë me dije burime për TCH.

Kjo është shifra më e lartë e numrit ditor të infektimeve që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Ditët e fundit numri i të infektuarëve ka qenë në shifra të larta, një ditë më parë u regjistruan 48 raste, por Komiteti Teknik i Ekspertëve pas një mbledhje të zhvilluar të premte deklaroi se nuk e shihnin të arsyeshme për të rikthyer masat kufizuese.

Sipas mjekëve, shtimi i numrit të të infektuarëve ishte e pritshme pas heqjes së masave kufizuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit