58-vjeçari në Cërrik godet vëllanë me sende të forta për motive të dobëta

58-vjeçari në Cërrik godet vëllanë me sende…

Është arrestuar në Cërrik një 58-vjeçar. Shtetasi me iniciale M.P., banues në fshatin Linas u kap në flagrancë pasi ushtroi dhunë me sende të forta ndaj vëllait të tij për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit