VIDEO/ Tirana publikon këngën dhe klipin special për 100-vjetor

VIDEO/ Tirana publikon këngën dhe klipin special…

Klubi i Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të krijimit, ka publikuar ditën e sotme edhe këngën speciale për këtë vit jubilar.

Në kuadër të shumë aktiviteteve për këtë 100-vjetor, klubi kishte menduar edhe krijimin e një kënge.

Ditën e sotme, është publikuar kënga që këndohet nga Ronela Hajati dhe punuar nga DJ Sardi.

Kënga dhe klipi janë vërtetë ritmike, që të japin emocione edhe në stadium.

Për këtë vit jubilar, Tirana ia doli të fitojë edhe kampionatin, pas 11 vitesh mungesë, ndërkohë që është në luftë edhe për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit