Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë, arrestohen dy vëllezërit. Dalin edhe fotot e tyre

Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë, arrestohen dy…

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fushë-Prezë, ku mbeti i vdekur taksisti 71-vjeçar Abdulla Budlla.

Policia njofton se ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar autorë të krimit.

Ata janë Sajmir e Arsil Shera.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, Policia gjeti edhe mjetin që kanë përdorur për të kryer krimin.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në zonë është arrestuar edhe shtetasi Gresian Çela, të cilit i është gjetur në biznesin e tij drogë dhe armë zjarri.

Ndërkohë, janë publikuar edhe fotot e dy vëllezërve, siç i shikoni si më poshtë.

Saimir Shera

Arsil Shera

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit