ZYRTARE/ Futbollisti i Kombëtares firmos me ekipin e madh gjerman

ZYRTARE/ Futbollisti i Kombëtares firmos me ekipin…

Vetëm pak ditë pasi zyrtarizoi largimin nga Paderborni, Klaus Gjasula gjen ekipin e ri.

Futbollisti i Kombëtares, ka nënshkruar sot për ekipin e Hamburgut.

Lojtari kuqezi firmosi për 2 vite, me një ekip të madh e me histori si Hamburgu në Gjermani.

Gjasula u largua nga Paderborn ku luajti sezonin e fundit, por pa mundur ta shpëtojë nga rënia.

30-vjeçari vlerësohet si një element me përvojë nga drejtuesit e Hamburg, një ndihmë më shumë për të arritur objektivin. Klaus Gjasula nga ana tjetër tha për faqen zyrtare të klubit, se nuk u mendua 2 herë kur e telefonuan.

Gjasula është një mesfushor me tipare mbrojtëse. Ai është aktivizuar në të 3 kategoritë e futbollit profesionist gjerman, duke luajtur më shumë se 320 ndeshje. Klaus Gjasula u bë pjesë e Kombëtares vitin e kaluar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit