6 anëtarë të stafit të fushatës së Trump, pozitivë me koronavirus

6 anëtarë të stafit të fushatës së…

Gjashtë anëtarë të stafit të Donald Trump, që po punojnë për mitingun e Presidentit amerikan në Tulsa të Oklahomës, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Disa orë përpara se Trump të mbërrinte në Oklahoma, drejtori i komunikimit i fushatës së Presidentit, Tim Murtaugh, bëri me dije se “për arsye sigurie, stafi i fushatës testohet për Covid-19 përpara eventeve. 6 anëtarë rezultuan pozitivë nga qindra testime dhe menjëherë kanë nisur procedurat e karantinimit”.

“Asnjë anëtar stafi me Covid ose kontakt i afërt i tyre nuk do të jetë në mitingun e sotëm”, shtoi Murtaugh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit